Simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë dalë sonte për të festuar para selisë së Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Jugut.
Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen simpatizantët duke brohoritur dhe duke lëshuar boritë e veturave.
Kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahiri, e ka shpallur fitoren.
Në një postim në Facebook, ai ka ftuar qytetarët që të festojnë nga ora 22:00 te Minatori.
Bazuar në rezultatet e Exit Poll-it të publikuara ekskluzivisht në Klan Kosova, komunën e Mitrovicës e fiton Arian Tahiri i PDK-së me 51.12% të votave.
I dyti është renditur Faton Peci i LVV-së me 41.23%, ndërsa i treti Gëzim Plakolli i LDK-së me 7.65%.