Ambasada e Kosovës në Londër ka organizuar pritje zyrtare për shënimin e 16 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në këtë pirtje ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
“Në një ceremoni solemne dhe me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, me të ftuar të shumtë nga kori diplomatik, autoritete qeveritare dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Londër, si dhe bashkatdhetarë tanë, Ambasada e Kosovës ka organizuar një pritje të shkëlqyer në ambientet e “The Royal Horseguards “.”
Ambasadori Ilir Kapiti gjatë fjalimit të tij ka folur për rolin e misionit diplomatik të Kosovës në Londër, lidhjet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Në fjalimin e mirëseardhjes në këtë ceremoni, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, z. Ilir Kapiti foli për rolin e misionit diplomatik të Kosovës në Londër, lidhjet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.”
Një fjalë rasti në pritje e ka mbajtur edhe kryeministri Kurti dhe ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
“Të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtuan Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti ku po qëndron në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar si dhe Ambasadori i emëruar i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Jonathan Hargreaves.”
Kryeministri Kurti dje ka udhëtuar për në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
Ai, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024 të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.