Numri i madh i rasteve të tentim vetëvrasjeve gjithandej vendit është mjaft shqetësues. Pothuajse çdo ditë, qytetarë të moshave të ndryshme tentojnë të vetëvriten qoftë përmes konsumimit të medikamenteve, preparateve kimike, apo edhe varjes në litar. Familjet ato që përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste, shpesh janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë, në një familje në Ferizaj, ku një person arriti ta shpëtojë babain e tij, teksa tentonte t’i jap fund jetës, duke u varur në litar. Gjithçka dyshohet se ndodhi në orët e mbrëmjes, kur familja e kuptoi se diçka nuk është në rregull dhe kërkuan viktimën.
I biri u shokua kur e gjeti babain në tavan të varur në litar dhe fatmirësisht arriti ta ndalojë para se rasti të përfundonte tragjikisht. Viktima u dërgua menjëherë në spital, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.