Sot rreth orës 11:25, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policët e rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë arrestuar “personin A.A ( M/K) i moshës 61 vjeçar, i cili si shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj”.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, ka pranuar se posedon një armë zjarri pa leje, njofton policia, transmeton Express.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari A.A është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit, pistoletë me 11 fishekë.
Rasti është cilësuar “Dhunë në familje, lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje”.