FEHO bën krenar Rahovecin, me ekspozitë personale në Itali

Piktori rahovecas, Fehmi Hoxha, i njohur si FEHO po vazhdon ta bëjë krenar qytetin e tij.

Ai, me mbështetje të MKRS-së, do të mbajë ekspozitë personale në Itali, përcjell 07 Press.

Kështu bëri të ditur edhe vetë Ministria e Kulturës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Me një përvojë artistike që shtrihet mbi 4 dekada, Feho ka pasuruar koleksionin e tij me piktura, vizatime dhe grafika, duke përdorur stile unike dhe paleta të pasura ngjyrash. Disa nga këto vepra të kuruara me kujdes nga Safet Spahiu, nga 1 dhjetori i këtij viti do të shfaqen në CAM | Casoria Contemporary Art Museum, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë: