Fehlinger: Kosova dhe BE-ja ta shpallin Listën Serbe organizatë terroriste

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Kosova duhet ta shpallin Listën Serbe organizatë terroriste.

I bëj thirrje BE-së dhe Kosovës që të shpallin Listën Srpska organizatë terroriste”, ka thënë Fehlinger.

Kjo erdhi pas videove qe publikoj Ministria e Brendshme e Kosovës, ku në mesin e sulmuesve terrorist ishte edhe nënkryetari i partisë Lista Srpska, Milan Radojiçiq.