Faton Peci: S’jam mendjemadh – kam shku me çizme të verdha në kombajë, traktor, shtalla me dele, dhi e lopë

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, thotë se ‘nuk është as mendjemadh, as arrogant’.

Këto deklarime i bëri në një paraqitje televizive në Tëvë1 si kundërpërgjigje ndaj shkrimeve që sipas tij, bëhen në baza ditore.

Në baza ditore prodhohen 30-50 shkrime, pastime ku flitet për mendjemadhësinë dhe arrogancën time. N’të kofsha unë menemadh që kam shku për më shumë se 4 vjet, duke vizitu secilin fermer në cdo dep të Kosovës, duke i mathë çizmet e verdha, duke u futë herë në serra, herë në kombaj, herë në traktor, herë në shtalla të fermerëve me dele, dhi e lopë, duke ia shtri dorën secilit fermer duke ia dëgju cdo hall që e ka”, tha ndër tjerash ai.

Kurti: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të vetë Evropës