Pas përfundimit të procesit zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, KQZ po vazhdon të bëjë numërimin e votave për kandidatët për deputetë.
Deri tani janë numëruar rreth 80% e votave për deputetë teksa shumica e kandidatëve kanë mësuar fatin e tyre nëse kanë arritur të sigurojnë ulëse apo jo.
Nga radhët e partisë së parë në zgjedhjet parlamentare gara për të siguruar një ulëse është jashtëzakonisht e lartë.
Shumë kanidatë performuan mirë, disa kaluan pritshmëritë e disa të tjerë nuk përmbushën pritshmëritë e tyre.
Një nga kandidatët që performoi më mirë në LVV ishte padyshim ministri, Faton Peci.
Peci arriti që të shndërrohet në personin e tretë më të votuar në listën e LVV pas vetëm liderit, Albin Kurti dhe Glauk Konjufcës.
Faton Peci arriti që të trefishojë votat e vitit 2021. Deri tani Peci ka grumbulluar 84086 vota, kurse në vitin 2021 kishte 25284 vota.