Analisti Xhevdet Pozhari ka nisur fushatën “Dinjitet për penzionerët”.
Ky po do të bëhet zë i kësaj kategorie, teksa ka bërë të ditura dy kërkesat e para që i ka në kuadër të kampanjës.
1. Të hiqet obligimi jo njerëzor, morbid, që penzionerët të paraqiten çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë.
2. Shtesa çdo muaj për këtë shtresë të shoqërisë në kohën e inflacionit, deri në rritjen dinjitoze të pensionit të tyre.