Familjarët e Liridona Ademaj kanë bërë kërkesë tek prokurorja e rastit, Besa Limani për zhvarrosjen dhe rivarrosjen e trupit të së ndjerës nga fshati ku është varrosur, e që është fshati i bashkëshortit të saj Naim Murseli, i dyshuar për shkaktimin e kësaj tragjedie.
Liridon Ademaj, familjari i së ndjerës Liridona Ademaj, ka konfirmuar se trupi i motrës së tij do të zhvarroset nesër. Ai gjithashtu tha për Insajderin se kanë pranuar vendimin për këtë dhe se procesi i ri-varrimit do të bëhet nga ora 14:00.
Në dokumentin e familjes së Liridonës, kërkohet që varrimi të mbetet krejtësisht privat.
“Kërkojmë nga ju që të na mundësoni që trupin e vajzës tonë Liridona Ademja ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Do ta vlerësonim nëse kërkesën tonë do ta aprovoni në procedurë të shpejtuar”.
“Përmes policisë të na siguroni privatësi të plotë dhe kërkojmë që pamjet e varrimit të mbesin krejtësisht private”, thuhet ndër tjera në dokument.