Jam shumë i pakënaqur që anëtarët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian ende nuk kanë vendosur sanksione ndaj Milorad Dodikut, presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, thotë deputeti i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten.
“Parlamenti Evropian, si dhe unë, kemi bërë thirrje për vendosjen e sanksioneve për një kohë të gjatë”, thotë Reuten në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe.
Ai beson se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë pasi Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë votoi për të mos botuar vendimet e Përfaqësuesit të Lartë në gazetën zyrtare të entitetit dhe të martën më 27 qershor votuan që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të BeH-së nuk do të aplikohen në territorin e subjektit.
Po ashtu, ai përmend edhe faktin që Bosnja, si pasojë e bllokadës nga ana e Dodikut, nuk ka mundur të kalojë marrëveshjen e Procesit të Berlinit për heqjen e vizave me Kosovën.