Me pankarta në duar “Kryeministër duam ndihmën tënde” dhe “Kryeministër duam takim me ju patjetër”, banorët e tri fshatrave Rixheve, Gllarevë dhe Stapanicë po protestojnë, duke kundërshtuar fillimin e punimeve të zgjerimit të rrugës nacionale Kijevë- Dollc.
Protesta ka eskaluar dhe tashmë Policia ka arrestuar disa protestues.