Përfaqësuesit opozitarë serbë po tentojnë të hyjnë në Kuvendin serb në Beograd.
Dyert e Kuvendit janë të mbyllura, ndërkaq policia gjendet brenda objektit, pasi para ndërtesës gjenden mijëra qytetarë së cilët po kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në Serbi.
Dera e Kuvendit të Serbisë është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Në hyrjen kryesore të Kuvendit, një zyrtar policor u tha protestuesve se “hyrja me forcë është vepër penale”.
Përfaqësuesit opozitarë serbë po tentojnë të hyjnë në Kuvendin serb në Beograd.
Protestuesit kanë thyer xhamat që gjenden në dyert e Kuvendit, por edhe dritaret.
Pas incidenteve para Kuvendit serb, përmes një adresimi për publikun nga Presidenca e Serbisë tha se autoritetet nuk do të lejojnë që protestuesit të shkatërrojnë vendin./Marrë nga Paparaci