Komentatori politik, Milaim Zeka teksa është përplasur me Krenar Shalën në debatin e Politikos në Kanal10.
Zeka nuk u pajtua me deklaratën e Shalës, e tha nuk mund të lejojë askënd të fyej e denigrojë njerëzit që janë flijuar për këtë vend, shkruan Gazeta10.
“Nuk ndihem mirë kur çifti i Krenarit i thotë Halil Matoshit e plotëve që jeni dorëzuar para Serbisë. Sinqerisht nuk ndihem mirë. Është fyerje e padurueshme kur ky iu thotë njerëzve të rezistencës, luftës etj, ju thotë këtyre që jeni dorëzuar. Kur bëhen fyerjet e padurueshme unë s’përmbahem. Këta që e kanë dhunnu shtetin e Kosovës”, tha Zeka i tensionuar në Politiko.
Derisa Shala nuk ka pranuar që e ofendoi atë, por mëgjithatë a ii kërkoi falje Zekës.
‘Për besë unë nuk e ofendova askënd. Por, nëse e kam ofendu Zekën unë i kërkoj ndjesë. Mua s’mu dukë që e ofendova”, tha Shala. /Gazeta10