”Eskalimi në Kuvend” – Deputetët dhe Zv/kryeministri pajtohen që çështja të zgjidhet me ndërmjetësim

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ministri i Financave, Hekuran Murati, janë pajtuar që rastin gjyqësor për sulmin në Kuvend ta zgjidhin nëpërmjet ndërmjetësimit.

Gjyqtari Eroll Gashi iu ofroi palëve 10 minuta kohë për të shqyrtuar mundësinë e ndërmjetësimit.

Ai fillimisht i njoftoi palët se e kanë këtë mundësi ligjore dhe se efekti i marrëveshjes së palëve për ndërmjetësim nënkupton që aktakuza hidhet poshtë.

Avokati i Bislimit, Florent Latifaj, tha se është pro ndërmjetësimit.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se është për procedurë të ndërmjetësimit “nëse të gjitha palët janë të dakorduara”. Njëjtë u shpreh edhe ministri i Financave, Hekuran Murati./ Sinjali