I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, tha sot se është bërë plotësisht e qartë se nuk mund të ketë lëvizje të njëanshme dhe se lëvizje të tilla do të kenë pasoja.
Lidhur me vendimin e Prishtinës për shtyrjen e zbatimit të BQK-së për ndalimin e dinarit në Kosovë, Eskobar theksoi se këto çështje duhet të komunikohen me afate që nuk prekin popullatën.
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit, por Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese,” u shprehë Eskobar për Tanjug.