Zgjedhjet lokale në Turqi, rezultuan një disfatë për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, sidomos në qytetet kryesore.
Turqit rikonfirmuan opozitën si forcë politike dhe forcuan pozicionin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, si rivalin kryesor të presidentit të ardhmen.
Imamoglu kryesoi në garën për kryetar bashkie në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, ndërsa Partia e tij Popullore Republikane (CHP) ruajti pushtetin në Ankara dhe fitoi nëntë poste të kryebashkiakëve në qytetet e mëdha në mbarë vendin.
“Besimi që qytetarët tanë kanë ndaj nesh, u vërtetua”, tha Imamoglu, 53 vjeç, një ish afarist që hyri në politikë në vitin 2008 dhe tani shihet nga analistët si një sfidues i mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“Në Turqi të gjithë qytetarët pranonin se po jetonin jashtë demokracisë dhe këtu fiton sërish demokracia. Nesër e ardhmja e Turqisë do të jetë me diell dhe e ndritur. Gjithçka do të jetë në rregull”“Në Turqi të gjithë qytetarët pranonin se po jetonin jashtë demokracisë dhe këtu fiton sërish demokracia. Nesër e ardhmja e Turqisë do të jetë me diell dhe e ndritur. Gjithçka do të jetë në rregull”, tha Imamoglu.