Endriti, djali i Hashim Thaçit, ka marrë mbrëmë pjesë në pritjen e Presidentit të Shqipërisë, për nder të festës së flamurit.
Endriti e ka falënderuar Begaj për pritjen dhe Ramën për fjalët e ngrohta.
“E falënderoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë per ftesën në pritjen shtetërore për Ditën e Flamurit. Shumë faleminderit edhe Kryeministrit Rama për fjalët e ngrohta”, shkruan Endriti në Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se shteti i Shqipërisë asnjëherë si ka harruar themeluesit e shtetit të Kosovës.
“Shteti i Shqipërisë asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës, duke treguar dinjitet dhe respekt të pashoq babit dhe të gjithë UÇK-së. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Kosovën. Ky vit të jetë i fundit i festave pa çlirimtarët”, ka shkruar djali i ish-presidentit.