Fëmija 3-vjeçar, i cili u rrëmbye nga gjyshja duke mos ia dorëzuar të ëmës pas një vizite rutinë, më në fund ka rënë në duart e autoriteteve.
Gjyshja Bahrije Gjuni, dorëzon në Policinë e Durrësit nipin 3-vjeçar, duke u vetëdorëzuar pas lënies në burg të të shoqit dhe të birit.
Ky është momenti kur 3-vjeçari është ribashkuar me nënën e tij.
“Amari i vogël 3-vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar. Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Durrës”, shkruan ministri i Brendshëm, Taulant Balla”, ka shruar ministri Taulant Balla.
E pyetur nga gazetarët nëse do t’i lejonte gjyshërit ta takonin sërish fëmijën, nëna, Ile Gjuni nuk pati ndonjë përgjigje konkrete. “E di prokuroria, e di gjykata”, tha ajo.