Emisari gjerman: Dënojmë sulmet kriminale e terroriste ndaj Policisë, jemi në anën tuaj

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas takimit me Kurtin ka folur për media.

Sulmin e djeshëm ndaj Policisë, Sarrazin e ka quajtur criminal dhe terrorist.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë dhe gjithë Kosovës.

“Për mua është e rëndësishme që të jem sot në Prishtinë, në Kosovë. Dje ka qenë një situatë e tmerrshme. Ne dënojmë ashpër këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Polciisë së Kosovës dhe jemi këtu që të shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin për familjen e policit të vrarë dhe gjithë Kosovën. Në këtë situatë qëndrojmë krah jush”, tha Sarrazin.