Emisarë të shteteve të ndryshme në vazhdimësi po bëjnë thirrje për zbatim të marrëveshjet që u arrit në Ohër gati një vit më parë.
Më 18 mars bëhen një vit nga takimi që u zhvillua në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes kryeministrit kosovar Albin Kurti e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Por edhe pas kësaj kohe, aneks zbatimi i marrëveshje në të cilën ishin 11 pika, nuk po realizohet.
Kjo ka bërë që ditëve të fundit të vijnë mesazhe të njëpasnjëshme të emisarëve evropianë.
I fundit ishte ai i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili kërkon që të zbatohet ajo që u arrit në Ohër duke theksuar se kjo çështje është vendimtare.
Marrëveshja e Ohrit nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.