Emërohet bordi i kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Gjakova”

Qeveria e ka emëruar bordin e kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Gjakova”.

Kryeministri Albin Kurti prezantoi në mbledhjen e Qeverisë emrat e kryesuesit dhe anëtarëve të bordit të KRU Gjakova.

https://permbledhja.com/stafit-shendetesor-i-vazhdohet-paga-shtese-prej-10-per-shkak-te-perballjes-me-covid-19/

“Për drejtor të bordit të ndërmarrjes publike KRU Gjakova, propozoj të emërohen këta kandidatë: Urim Gashi, kryesues; Arianeta Nura, anëtare; Vildane Maloku, anëtare dhe Jeton Haxhijaha, anëtar”, tha ai.

Kurti tha se të emëruarit duhet t’i kryejnë detyrat “në përgjegjësi dhe pajtim me ligjin për ndërmarrjet publike”. /Express

https://permbledhja.com/vetura-e-kuvendit-te-kosoves-fluturon-me-180-km-h-ne-greqi/