Eman Rrahmani “godet” partinë e tij, takohet me Përparim Ramën dhe ia mbështet projektet në Prishtinë

Deputeti Eman Rrahmani, që vije nga radhët e VV-së ka çuditur të gjithë me veprimin e tij të fundit.

Ai ka takuar, përkundër qëndrimeve të partisë së tij, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, shkruan lajmi.net.

Madje i ka dhënë përkrahje për disa nga projektet për të cilat i pari i kryeqytetit ka qenë shumë i kritikuar.

Postimi i plotë i Rrahmanit:

Takim shumë konstruktiv me Kryetarin e Prishtines z. Perparim Rama.

-Studimi i fizibilitetit per Kodren e Trimave

-Projektet të cilat jane duke u zhvillu dhe projektet që priten të fillojnë për Kodren e Trimave

-Ndërtimi i unazës se Kryeqytetit si nje nevoj jetike për funksionimin normal të Prishtines.

-Ndërtimi i rruges A i vonuar kaq shumë duhet të përfundoj sa më shpejtë.

Këto ishin disa nga temat që diskutuam bashkërisht me Kryetarin për të mirën e Prishtinës. Prishtina është e të gjithëve dhe të gjithe duhet të japim kontributin tonë. Ashtu sikurse është i obliguar kryetari Rama, jemi të obliguar të punojmë e të angazhohemi edhe ne si deputet, ministra, qeveri e secili që ka pozita publike në këtë drejtim.

Tirana, Shkupi dhe të gjitha kryeqytetet tjera kanë ikur shumë larg nga Prishtina me zhvillim, andaj na duhet të jemi #bashkëpërPrishtinën.