Deputeti Eman Rrahmani do t’i prijë koalicionit “Lista për Familjen”.
Kështu bëri të ditur deputeti tjetër që sot konfirmoi daljen nga VV, Visar Korenica.
Ky i fundit në Mandat me Memin shpalosi detaje rreth organizimit të listës gjegjëse që për kauzë kryesore ka familjen.
“Eman Rrahmani do t’i prijë listës. Ai dhe unë ishim iniciatorë të kësaj kauze. Na u bashkangjit PD-ja e Fehmi Aganit e më pas edhe AKR-ja”, shtoi ndër tjerash Korenica.
Më poshtë pjesa e përzgjedhur, ndërsa kujtojmë faktin se emisioni i plotë transmetohet të premtën me fillim nga ora 20:00 në kanalin zyrtar të produksionit Elsa në Youtube, faqet e On Air në platformën Facebook dhe në portalin Përmbledhja, prodhim i së cilit është dhe vetë Mandati.