Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se Policia është në kërkim të personave që kanë ngjitur postera me imazhin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me mesazhin “Komandant Suprem, ju presim” në katër komuna në veriun e Kosovës.
Ai ka thënë se në Prokurori është ngritur një rast për shkak të “përhapjes së urrejtjes”.
“Në lokacione të caktuara të katër komunave në veri të Kosovës janë shfaqur postera me fotografinë e presidentit të Serbisë. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit është hapur rast për përhapje të urrejtjes. Nuk kemi të dyshuar, policia po punon për hetimin e rastit”, tha Elshani.