Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë ka pasur raste kur policët e dorëhequr kanë kërkuar që të kthehen në punë.
Ai në “Frontal” të T7 tha se situata në Veri është normalizuar por nuk është befasi nëse do të përsëriten rastet e tilla.
“Pas rastit të Branjskës, ne kemi raste kur polici vjen i dorëhequr, që ende nuk ia kemi dhënë vendimin e dorëheqje, dhe kërkon kthimin në punë në vendin ku ka qenë dhe ne e kemi kthy. Konsiderojmë që ka filluar të normalizohet situata. Nuk është befasi që të kemi raste të tilla”.