Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka folur në “Pressing” të T7 për zhvillimet e fundit në Komunën e Prishtinës, ku kreu i kësaj komune Përparim Rama ka shkarkuar disa funksionarë të komunës nga radhët e PDK-së që i kishte në koalicion, përfshirë edhe Donjeta Sahatçiun që shërbente si nënkryetare.
Hoxha ka thënë se arsyeja pse Donjeta Sahatçiu nuk është parë shumë nëpër aktivitete është për shak se Përparim Rama e ka punësuar gruan e tij në komunë, poqë Hoxha sqaron se nuk merr pagë aty.
Megjtihatë, sipas deputetes së PDK-së, gruaja e Ramës ka zyre e email të komunës e organizon aktivitete.
“Rama e ka punësuar gruan e vet aty, pa pare punon aty. Ka email të komunës, shkon në aktivitete që duhet me qenë Donjeta, e jo gruaja e Përparim Ramës”.
“Shumë projekte, për shembull për kancerin e gjinit që ish dasht udhëheq Donjeta, bashkë me kryetarin e udhëheq atë proces gruaja e tij , anashkalohet Donjeta dhe i jepet projekti për me udhëheq zonjës së z. Rama. Më vjen keq që po e përmend, sepse e njoh dhe e respektoj personalisht. Por si funksionin është e pandershme ajo me qenë pjesë e proceseve ku Rama ëshë kryetar, sepse nuk ka punë aty. Nuk është zonja e parë ashtu, Rama nuk është president është kryetar i komunës”, ka thënë Hoxha.