Sipas tij, nëse nga ana e kryeministrit merret një vendim për të zbatuar masën e reciporicitetit në veri të Kosovës pa miratimin e SHBA-ve ai pret që pastaj të ketë një vendim politik nga Kurti.
“Çështja është marrja e vendimit, pra në qoftë se kemi një vendim të marrur nga ana e kryeministrit të Republikës së Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit në pjesën veriore në dis’harmonizim të plotë me SHBA-të, unë pres më pastaj që do të ketë një vendim politik nga ana e kryeministrit të Republikës së Kosovës nga presioni i faktorit ndërkombëtar nga presioni amerikan që kryeministri të vetdorëhiqet, për arsye që presioni është jashtëzakonisht i madh drejtuar zyrës së tij si asnjë formë e asnjë veprim mos të ndërmerr që mos t’i cënoj interesat nacionale të SHBA-ve në pjesën veriore”, deklaroi Shala.
I pyetur se a ka sinjale apo informacione për mundësinë e dorëheqjes së kryeministrit Kurti, ai tha se bazuar në informacione diplomatike por jo zyrtare ka një mundësi që të ndodh vetdorëheqja e kryeministrit Kurti.
“Bazuar në informacionet diplomatike që janë jo zyrtare ka një presupozim që mund të ndodh një veprim i tillë nga ana e kryeministrit të Republikës së Kosovës që pas marrjes të vendimit dhe zbatimit të ligjshmërisë dhe aspektin legal në pjesën veriore që merr vendimin konkret politik të vetdorëhiqet nga pozita sepse pasojat më pastaj mund të jenë të pa riparueshme nga ana e tij”, tha ai në Tëvë1.
Ai tutje tha se ekziston edhe mundsia që të pezullohet pavarësia e Kosovës, sepse sipas tij Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ua ka bërë me dije Qeverisë dhe presidentës se çdo veprim i anshëm i Kosovës mund të ta bëjë situatën të palakmueshme e cila nuk mund të kalkulohet në tavolinë.
“Unë mendoj që Blinken i’a ka bërë me dije edhe Qeverisë edhe presidentës së Republikës së Kosovës që çfarë do veprimi i një anshëm nga ana e autoriteteve të Republikës së Kosovës në këtë fazë mund ta bëjë situatën të palakmueshme e cila nuk mund të kalkulohet tani në tavolinë, pra pasojat në aspektin e sigurisë mund të jenë shumë të rënda të cilat defakto mund ta kthejnë Kosovën në aspektin legal para 2018, këtë nuk e dëshirojnë SHBA-të sepse në këtë aspekt do të humbet apo më mirë të themi do të reflekton në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara do të kërkohet pezullimi nga rezoluta 1244 që të pezullohet pavarësia e Kosovës, jo të largohet po të pezullohet”, tha Shala.
“Në qoftë se situata do të del jashtë kontrollit në pjesën veriore që është duke planifikuar Serbia të vazhdoj në këtë diskurs atëherë ndoshta në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara do të kërkohet pezullimi i pavarësisë së Kosovës”, shtoi ai.
Ndyshe, Qeverisë së Kosovës i është kërkuar që të shtyhet afati për targat për 10 muaj, e kryeministri Kurti ka thënë se 31 tetori mbetët data e fundit, por ka shtuar se kërkesat e ndërkombëtarëve si Qeveri i marrin shumë seriozisht.
Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani në lidhje me këtë çështje ka thënë se gjithçka që vjen nga miqtë është sugjerim e jo presion. Ajo është shprehur e bindur se do të gjendet një zgjidhje që do të jetë në përputhje me rendin dhe ligjin, ku sipas saj qytetarët serbë nuk do të ndihen të kërcënuar dhe as të frikësuar.