Ejup Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së po shënojnë suksese në akademitë e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se ushtarakët e Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë të arrijnë suksese në akademitë e vendeve të NATO-s.

Sipas tij, gjatë muajit prill dy oficerë kanë diplomuar me sukses në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi dhe përgatitjeje.

Ai ka përmendur se në Mbretërinë e Bashkuar, nëntoger Endi Sherifi ka përfunduar me sukses kursin PCBC në Ushtrinë Britanike, ndërsa në SHBA, ErmondaMeshi ka diplomuar në kursin AGBOLC dhe është nderuar me medalje për arritjet e saj.

Maqedonci ka theksuar se këto rezultate janë dëshmi e investimeve të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së, duke rritur kapacitetet e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s.