Egzon Gjuka dhe Jon Muqolli nga sezoni i ri do të jenë me fanella të reja. Dy hendbollistët pejanë i janë bashkuar skuadrës së KH Rahoveci.
Henbollsiti më i mirë në Kosovë, Gjuka, po ashtu dhe Muqolli një ndër sulmuesit e majtë më të mirë të elitës vendore kanë nënshkruar kontrata dyvjeçare me skuadrën e “vreshtarëve”, e cila do të drejtohet nga trajneri i ri Verim Zherka.
Skuadra e Rahovecit është duke pasur një “mobilizim” maksimal për sezonin e ri ku shihet dhe me prurjen e dy lojtarëve të përfaqësueses.
Si Gjuka ashtu dhe Muqolli me ekipin e Besës i kanë të fituara të gjitha trofetë e mundshëm në henbollin vendor dhe këto largime do shkaktojnë lëkundje në skuadrën e Besës.