Ish kryenegociatorja për dialogun Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, i ka reaguar Kurtit për deklaratën e tij sot në Kuvend.
Tahiri ka thënë hisja e Kurtit për liri e pavarësi është zero.
“Kurti ndaresi i hiseve te kontributit per liri e pavaresi – po hisen e vet zero ?”, ka shkruar Tahiri.
Kurti sot tha se Adem Jashari dhe krejt çka përfaqëson figura e tij ka një hise shumë të madhe që në të vërtetë është hisja më e madhe që mund ta ketë një njeri në historinë e vendit dhe kombit të tij.
“E në këtë histori të çlirimit dhe shtetndërtimit, Adem Jashari dhe krejt çka përfaqëson figura e tij ka një hise shumë të madhe që në të vërtetë është hisja më e madhe që mund ta ketë një njeri në historinë e vendit dhe kombit të tij. Ajo është hisja e një njeriu që brenda kohës së tij dhe qenies së tij vepruese, lirinë e tij individuale e përbashkoi me lirinë e popullit të tij gjatë gjithë jetës deri në vdekje, deri në rënien heroike. Liria ishte kushti i jetës e që u bë edhe kushti i vdekjes së Adem Jasharit. Andaj nëse historia është përparimi i vetëdijes së popujve për liri atëherë Adem Jashari është emri i përveçëm i njeriut me të cilin ne mund t’i referohemi lirisë sonë”, deklaroi Kurti. /GazetaExpress/