Edi Rama përplaset me gazetaren, e shtyu pasi nuk i pëlqeu pyetja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po raportohet se ka shtyrë me duar një gazetare pasi doli para mediave, e cila po i bënte pyetje.

Rama nuk e duroi pyetjen e gazetares, e cila po kërkonte llogari se përse paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për portin e ri, ndërsa në portin aktual të Durrësit, po shiten në ajër apartamentet e një investitori privat.

“Ju lutem mos më prekni më”, iu drejtua gazetarja, ndërsa Rama u largua pas incidentit fizik.

Kjo nuk është hera e parë që Rama, ushtron dhunë verbale ndaj gazetares Ambrozia Meta.