Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sonte rreth mostakimit me Kurtin dhe takimet me Osmanin e Konjufcën.
Teksa komentonte atë të parin, pra mostakimin, përmendi një fakt interesant, atë të shembullim me hasëm.
Veç kësaj, ai shtoi se kjo nuk e shqetëson, por fakti që nuk ka marrë një përgjigje nga kryeministri, respektivisht kabineti i tij.
“Ajo që më shqetëson është fakti se edhe më tutje nuk kam marrë një përgjigje. Nga kabineti nuk lajmërohen”, ka thënë ndër tjerash Rama në Rubikon.
Kujtojmë se takimi mes kryeministrave shqiptarë ishte paraparë të ndodhte sot rreth orës 16:00, por që nuk ndodhi, për shkak të refuzimit të Kurtit.