Edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Nga reagimet në rrjetet sociale bëhet e ditur se polici në fjalë e ka marrë rrugën e mërgimit.
Polici Sovran Mehmeti tashmë nuk është pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Kolegët e Mehmetit kanë treguar se polici tash e tutje do të jetojë dhe veprojë në Shtetet e Bashkuara.
Disa nga reagimet e tyre në rrjete sociale:
“Te prift e mbara shoku jem në ShBA
Një Polic si ti do ti mungoj Qytetit, bashkë përjetuam kohen me te mirë brenda Policisë po edhe jashtë saj.
Profesional, i hareshëm e mbi te gjitha TRIM”
“Shoqëri e Besnikëri
Te prift e mbara shoku jem”
“Suksese shoku jem ne rrugëtimin te cilin e ke zgjedhur kënaqësi e veçantë të punoja së bashku me ty.
Faleminderit për kontributin e dhënë, e të prift e mbara
“Të priftë e mbara shoku, 1 polic si ti mungojë policisë, qytetit e shoqërisë.
“Paç rrugën e mbarë ne ShBA mik, do i mungosh Policisë se Ferizajt, qytetit dhe neve shoqërise. Të priftë e mbara!