E trishtë: Ky është punëtori rreth të 40-tave që ra për vdekje nga një kulm në Prizren

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Prizrenit, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kulmi i një ndërtese gjatë punës.

Gazeta ka mësuar identitetin e personit që humbi jetën tragjikisht sot në Prizren, pasi ra nga kulmi i një ndërtese ku ishte duke punuar në kushte të pasigurta.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Nexhat Xhulani, 40-vjeçar i cili po punonte në montimin e kulmit të një ndërtese në rrugën “Besim Shala”, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.