Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Lipjan, ku një 31-vjeçare dyshohet se u dhunua seksualisht nga një person i panjohur.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është marrë me veturë nga i dyshuari, gjatë kohës që ajo po priste autobusin në rrugën ‘Avdi Kelmendi’, e më pas ishte dërguar në një motel në afërsi të Lipjanit.
Personi i dyshuar nuk është identifikuar ende, teksa njësitet policore janë vënë në lëvizje që ta kapin atë.
Me vendim të prokurorit, vepra është cilësuar ‘Dhunim’.
https://permbledhja.com/ky-eshte-numri-i-punekerkuesve-kosovare-pergjate-nje-muaji/