Përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme në vend janë bërë të shpeshta. Për motive të ndryshme, por kryesisht banale ata rrahen brutalisht, duke i zënë kështu sherri me Policinë. Kjo dukuri shqetësuese po i alarmon si prindërit, ashtu edhe drejtoritë e shkollave, për rrezikun në institucionet arsimore, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur të premten e kaluar, në shkollën fillore “Rudolf Walther” të fshatit Dejnë të Rahovecit, ku një nxënës ka sulmuar brutalisht një nxënëse brenda hapësirave të shkollës.
Nga një video të dërguar nga një sinjalizues, shihet se nxënësi, në mënyrë të pakontrolluar – godet me grushte, teksa e përplas edhe kokën e viktimës disa herë për banke, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Videon mund ta shikoni më poshtë: