Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për armatimin e kapur pas sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, që është gjetur ne hapësirat përreth Manastirit të Banjskës dhe gjithashtu edhe brenda hapësirave të Manastirit.
Kurti ka thënë se këto armë dhe pajisje të tjera të përdorura në sulmin terrorist të 24 shtatorit është i prodhuar nga prodhues armësh që janë në pronësi të shtetit serb.
Kurti thotë se ideja që 26 granatahedhës serb kanë hyrë në Kosovës pas përfshirjen e shtetit serb është thjeshtë e pabesueshme.
“Armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmet terroriste të kësaj jave janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake. Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”, ka shkruar Kurti.
Në fotografitë e publikuara, Kurti ka treguar për llojet e armëve dhe për fabrikat që i kanë prodhuar, e që janë fabrika në pronësi të shtetit serb “Sloboda”, pastaj fabrika tjetër shtetërore “Zastava Arms” me seli në Kragujevac.