Një person është arrestuar në Istog, pasi i njëjti dyshohet t’i ketë marrë 10€ për të votuar një person të caktuar.
Këtë e konfirmoi vetë Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka marr 10 euro që të voton personin e caktuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”