Një lajm i rëndë dhe i dhimbshëm ka tronditur Mitrovicën. Vajza nga Mitrovica, Bora Azemi, ka ndërruar jetë pas përfundimit të një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas njoftimit të familjes, pas një operimi që fillimisht ishte konsideruar i suksesshëm, ajo u mbajt për rreth 30 orë nën mbikëqyrje intensive me pjesën e zemrës të hapur.
Gjatë kësaj periudhe, fatkeqësisht u shfaq gjakderdhje e brendshme, të cilën organizmi i saj nuk arriti ta përballojë.
Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, Bora u nda nga jeta, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që lutën për shërimin e saj.
Familja Azemi ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, lutjet dhe mirëkuptimin në këtë kohë të rëndë.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet më 03.03.2026, në varrezat e Shipolit në Mitrovicë, në kohën e drekës.
