Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në fshatin Mazrekë të komunës së Prizrenit, ku një vajzë e mitur dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se ajo u dërgua atje në gjendje të rëndë pasi kishte konsumuar sasi të madhe të medikamenteve.
Mjekët kanë intervenuar menjëherë, me ç’rast është stabilizuar gjendja e saj shëndetësore. Ndërkohe është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me nënën e 17-vjeçares.
Sipas burimeve ajo ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete, vajza ka konsumuar sasi të madhe të barnave paracetamol.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.