Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë një persona është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka rrahur nën e tij.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se viktima ka pasur lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 10.05.2024 – 06:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare, e cila ka pësuar lëndime trupore”, është thënë në raportin e Policisë.