E rëndë: Një burrë bën vetëvrasje në Rahovec, mjeku konstaton vdekjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Rahovecit, më saktësisht në Krushë të Madhe, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Sinjali mëson përmes burimeve se një person i moshuar është gjetur i varur në litar.

Viktima është 73-vjeçar, ka mësuar portali, teksa ende nuk dihen motivet që kanë çuar deri vetvrasja.

Gazeta ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.