Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.
Kështu ka ndodhur mbrëmë në një familje në Prizren, ku një 18-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës së saj, duke konsumuar medikamente.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër nga familjarët e saj, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore. Të njejtat theksojnë se tani gjendja e viktimës është stabile.
Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.