Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Mihal Grameno në Gjakovë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Viktima, siç merr vesh Sinjali është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme.