Një femër është dhunuar në Ferizaj të dielën.
Ndërsa Policia menjëherë është vënë në lëvizje dhe e ka arrestuar të dyshuarin.
Me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.