E rëndë: 37-vjeçarja kosovare tenton t’i japë fund jetës së saj, konsumon domestos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Pejës, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se rreth orës 23:20 kanë pranuar një paciente e cila dyshohej se është në rrezik për jetën, pasi kishte konsumuar preparate higjienike, domestos.

Stafi shëndetësor kanë njoftuar Policinë e Kosovës, të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

/GazetaSinjali/