E premtja me vranësira e shi

Dita e premtë dominohet nga vransirat, e kohëpaskohe paraqiten kushte për rrebeshe shiu, vende-vende të shoqëruara me bubullima.

Frynë erëra lindore e verilindore të lehta dhe mesatare 5-10m/s. Temperaturat pësojnë rënie në 22C e 24C, ato maksimale, ndërsa minimalet në mëngjes luhaten ndërmjet 13C e 16C.

Vransira kalojnë përgjatë vendit në fundjavë, kohëpaskohe të shoqëruara me reshje lokale shiu. Temperaturat maksimale zbresin në 16C e 18C.

Kushte të paqëndrueshme do të na përcjellin edhe ditëve të fundit të shtatorit, me mundësi për të reshura shiu, ditën e hënë dhe të martë.

Temperaturat mbesin të ulëta, me minimale që zbresin deri në 8C e 10C. Frynë erëra kryesisht nga lindja e verilindja, të lehta dhe mesatare, 3-9m/s.