E premte dimërore në Kosovë, reshje shiu e bore

E premtja dimërore me reshje shiu e bore në Kosovë, ndërsa reshje të pakta lokale në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

Në veri të Malit të Zi reshje të dendura bore. Në mëngjes dhe paradite reshje të dendura bore priten edhe në disa zona të Kosovës. Gjatë dites reshje do të fillojnë të dobësohen.

Fundjava e ftohtë me përmirësim të motit, por mbetet ftohtë e vranët. Në perëndim dhe jug të Shqipërisë më shumë diell.

Pasdite (të shtunën) dhe në mbrëmje kthjellim gradual i motit edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. E diela kryesisht me diell dhe pak më e ngrohtë, ndërsa të hënën priten reshje të reja kalimtare shiu./MeteoBallkan