E konfirmuar: I vrari në Lloznicë është Faton Hajrizi

Është konfirmuar edhe zyrtarisht vrasja e Faton Hajrizit.

Fillimisht ishte mediumi Koha që duke u thirrur në burimet e veta raportoi mbi vdekjen e Hajrizit, pasi u mësua rezultati i analizave nga strishorja e nënës së tij.

Më pas, ishte vetë avokati Arianit Koci që përmes një prononcimi për Klan Kosova pohoi se i vrari në Lloznicë është Faton Hajrizi.

Kujtojmë faktin se Hajrizi u qëllua për vdekje të premten e 19 korrikut, rreth 40 orë pasi u vu nën kërkim nga autoritetet serbe, e kërkime këto që derivuan nga një vrasje e një polici e kolegu të tij, po nga Hajrizi.

Nuk dihen detaje të tjera, pra rreth asaj se kur do të kthehet trupi, por me konfirmimin zyrtar, është hapur rruga për procedura të mëtutjeshme, e për ç’gjë është duke u marrë përfaqësuesi i familjes, avokati Koci.

Për informacione të tjera rreth këtij rasti, por dhe jo vetëm, mos harroni të klikoni në www.permbledhja.com.